Telegrafi

Del Piero ‘kërkon falje’ për penaltinë e humbur

“Vërejta më herët se Guzan (portieri i Aston Villas) gjithmonë lëvizte më herët. Andaj prita që ai të bëjë të njëjtën gjë”, ka thënë Del Piero.

“Kur ai ende mbeti i palëvizur duhej të rregulloja këmbën dhe të përpiqesha të dredhoj topin në një mënyrë që portieri të mos e arrijë. Me sa duket për shkak të kalkulimeve të vonshme, e godita atë shumë poshtë dhe rezultoi me një goditje të dobët”, ka shtuar kapiteni.