Telegrafi

Del Piero: Kemi nevojë për rezultate

“Javën e kaluar pamë shenja të përmirësimit. Fakti që po vazhdojmë të ndërtohemi, na jep vetëbesim që të vazhdojmë përpara”

“Të shpresojmë se rezultatet do të vazhdojnë të vijnë, sepse janë shumë të rëndësishme për moralin në momente të këtilla”, ka thënë ikona bardhezi për Sky Sports.

Në tribuna ishte i pranishëm edhe djali i Del Pieros, ndërsa kapiteni thotë: “Ndoshta kjo ishte ndeshja më e mirë që kam treguar para djalit tim, por kam pasur edhe paraqitje tjera me të cilat jam krenar”. /Telegrafi/