Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka folur pas fitores së Zonjës së Vjetër ndaj Interit me rezultat 1-0.
Italiani ka thënë se ka parë një Juve të mirë, por kjo nuk mjafton për të fituar në Ligën e Kampionëve.
“Pashë një Juve të mirë, sepse kur fitoni kështu shkon gjithmonë mirë, por kam pritur më shumë”.
“Liga e Kampionëve është diçka tjetër, nuk mjafton. Nuk mund të vesh bast te fuqia që ke në mbrojte”, ka thënë De Piero për Sky Sport. /Telegrafi/