Telegrafi

Del Piero: Jemi në telashe

“Është vështirë të gjej fjalët dhe të vazhdojmë tutje, por nuk kemi alternativë tjetër. Ky nuk është Juventusi i vërtetë, sepse kjo ishte një ndeshje ku në rastet tjera do ta kishim përfunduar punën”, ka thënë ikona e Juves.

I pyetur nëse duhet të japë dorëheqje trajneri Ciro Ferrara, Del Piero është përgjigjur: “Nuk e di nëse duhet të japë dorëheqje dhe nuk dua të mendoj për këtë. Qëllimi im është që të punoj dhe të dëgjoj atë që më thotë ai, dhe si kapiten duhet të bëj gjithçka për të ndihmuar”, ka shtuar 35-vjeçari. /Telegrafi/