Alessandro Del Piero beson se Kombëtarja e Italisë mund të arrijë në katër vendet e para të Euro 2020, por asnjë ekipi nuk ka talentin, cilësinë dhe përvojën e Francës.
Azzurrët janë të pamposhtur që nga shtatori i vitit 2018 dhe shkojnë në Kampionatin Evropian me tetë fitore radhazi, përfshirë fitoren e mbrëmshme 4-0 në miqësore kundër Republikës Çeke.
“Ne duhet të presim një fazë të mirë në grupe dhe të përpiqemi ta ndërtojmë atë, atëherë gjithçka mund të ndodhë në raundet e eliminimit”, ka thënë fillimisht Del Piero për Sportweek.
“Unë them se kemi potencial për të arritur në katër vendet e para, dhe Roberto Mancini kurrë nuk iu shmang as kësaj”.
“Nga ana tjetër, duhet të kujtojmë se Italia nuk ka luajtur një turne të madh për pesë vjet. Është gjithashtu shumë e vështirë të bësh parashikime për një garë që vjen pas një sezoni anormal, me COVID, ndeshjet e shpeshta dhe pa trajnime para-sezonale vitin e kaluar. Nivelet e fitnesit do të sjellin një ndryshim të madh”.
Kur bëhet fjalë për zgjedhjen e fituesit të Euro 2020, Del Piero nuk mund të shikojë përtej ‘Les Bleus’.
“Askush nuk ka talent, cilësi dhe përvojë – të gjitha së bashku – të Francës, të cilët janë gjithashtu fitues aktual të Kupës së Botës”, përfundoi italiani. /Telegrafi/