Telegrafi

Del Piero, falënderon dhe mirëpret Higuainin (Foto)

Alessandro Del Piero ka mirëpritur Gonzalo Higuainin te Juventusi pas mbërritjes së tij në Torino.

Sulmuesi 28-vjeçar u prezantua si një lojtar i Bianconerëve të enjten dhe gjatë një konference për shtyp, veçoi legjendën e ‘Zonjës së Vjetër” si një lojtar që e admironte.

Pas kësaj, Del Piero ka shfrytëzuar mediat sociale për të falënderuar argjentinasin për fjalët e tij të përzemërta dhe t’i uroj atij më të mirën në Juventus Stadium.

Lexo po ashtu Cassano deklaratë interesante për Higuainin

“Tung Pipita, të mirëpres te Juventusi dhe ju falënderoj për fjalët e tua të bukura”, ka shkruar Del Piero ” shkroi ai.

“Unë ju uroj më të mirën. Hajde!”, ka përfunduar legjenda italiane e Juventusit. /Telegrafi/