Alessandro Del Piero ka mirëpritur Gonzalo Higuainin te Juventusi pas mbërritjes së tij në Torino.
Sulmuesi 28-vjeçar u prezantua si një lojtar i Bianconerëve të enjten dhe gjatë një konference për shtyp, veçoi legjendën e ‘Zonjës së Vjetër” si një lojtar që e admironte.
Pas kësaj, Del Piero ka shfrytëzuar mediat sociale për të falënderuar argjentinasin për fjalët e tij të përzemërta dhe t’i uroj atij më të mirën në Juventus Stadium.
“Tung Pipita, të mirëpres te Juventusi dhe ju falënderoj për fjalët e tua të bukura”, ka shkruar Del Piero ” shkroi ai.
“Unë ju uroj më të mirën. Hajde!”, ka përfunduar legjenda italiane e Juventusit. /Telegrafi/