Gjatë muajve të fundit në adresë të sulmuesit legjendar erdhën një mori ofertash nga klubet e mëdha evropiane. Sidoqoftë, spekulimet e shumta për të tani kanë marrë fund sepse vetë lojtari e ka bërë publik lajmin e qëndrimit në klub.
“Jam shumë i lumtur që të qëndroj te Sydney FC edhe për një sezon”.
“E kam zgjedhur këtë klub që nga fillimi i sezonit sepse kam dashur ta dëshmoj dashurinë time për futbollin në një shtet tjetër dhe vërtetë po kënaqëm me sfidat këtu”, ka thënë Del Piero./Telegrafi/