Telegrafi

Del Piero: Do të kthehem më i fortë dhe më i mirë se kurdoherë

Ikona bardhezi ka munguar gjatë këtij sezoni si pasojë e lëndimeve, ndërsa edhe përkundër se është rikuperuar ai është lënë të pushojë dhe të përgatitet mirë për t’u rikthyer, ndërkohë që kthimi i tij pritet të ndodhë në ndeshjen e radhës kundër Udineses më 22 nëntor.

“Ka qenë një pritje e gjatë, mirëpo jam përgatitur pa ruajtur asnjë pikë energjie. Po bëhem më mirë dita ditës dhe kam një të ardhme të shkëlqyer përpara”.

“Do të jem më i mirë se më parë, më i kompletuar. Kam vullnet për të rifilluar dhe do të vazhdoj të shënoj”, ka thënë Del Piero për faqen zyrtare të Juves. /Telegrafi/