Telegrafi

Del Piero dhe Bettega qetësojnë tifozët e frustruar të Juves

Tifozët i garantuan Alessandro Del Pieros dhe drejtorit të Juves, Roberto Bettega, një natë jo të qetë pasi që protestat zgjatën tërë natën. Tifozët kërkuan një sqarim se pse Juventusi dështoi këtë sezon.

Del Piero dhe Bettega negociuan 15 minuta me tifozët për t’i qetësuar ata. Sidoqoftë priten ende protesta dhe reagime të mëdha në ndeshjet e radhës të Juventusit.

Juventusi u eliminua nga Europa League nga skuadra angleze Fulham, me rezultat të përgjithshëm, 5-4. /Telegrafi/