Alessandro Del Piero gjatë një interviste për Fox Sport ka folur edhe për të ardhmen e Antonio Contes.
Ish-ylli i Juventsuit beson se tekniku italian do të ambientohej mirë në Ligën Premier.
“Liga Premier mund të jetë kampionati adekuat për Conten, sepse ai është ambicioz, i vendosur dhe i përkushtuar”.
“Conte është një trajner shumë komunikues. Anglia do të jetë një sfidë e re pasi ajo ndryshon nga Italia dhe Spanja”, ka thënë Del Piero.
Cone me shumë mundësi do të jetë trajneri i ardhshëm i Chelseat. /Telegrafi/