Telegrafi

Del Piero beson se Pirlo do ta shfrytëzojë mundësinë dhe ta shndërrojë atë në sukses te Juventusi

Ish-kapiteni Alessandro Del Piero u befasua shumë nga vendimi i Juventusit për të emëruar Andrea Pirlon si trajnerin e tyre të ri, por beson se ish-mesfushori do të jetë i gatshëm ta shndërrojë këtë mundësi në sukses.

Juventusi shkarkoi Maurizio Sarrin pas vetëm një sezoni në Allianz Stadium dhe e zëvendësoi atë me fituesin e Kupës së Botës, Pirlon, i cili do të fillojë karrierën e tij si trajner me kampionët në fuqi.

Del Piero zbulon se ai nuk e priste që puna do të shkonte tek ish-shoku i tij i Italisë, por shton se ka besim te suksesi i Pirlos me Zonjën e Vjetër.

Lexo po ashtu Del Piero: Pirlo mund të jetë më i mirë se Zidane

“Unë isha shumë i befasuar sepse është shumë herët për të që të jetë në atë pozitë. Jam i befasuar sepse mendova se Juve do të shkonte në një drejtim tjetër”, ka thënë fillimisht Del Piero për Forbes.

“Kjo është një sfidë e madhe për të gjithë, por klubi është shumë i fortë dhe ekipi është shumë i mirë dhe Andrea është një djalë i shkëlqyeshëm”.

“Nuk e di se çfarë ai mendon të bëjë në fushë, por unë e njoh atë personalisht, kështu që besoj se ai do të jetë i përgatitur mirë dhe i gatshëm ta shfrytëzojë këtë mundësi dhe ta shndërrojë atë në sukses”, përfundoi italiani. /Telegrafi/