Telegrafi

Del para drejtësisë sepse lëshoi gazra para fytyrës së një djaloshi (Foto)

man pinching nose in disgust

Gary McKenzie nga Britania e Madhe, është duke u gjykuar sepse ka lëshuar gazra në fytyrën e një djaloshi, e ka qëlluar me grusht, si dhe e ka kapur për fyti një fëmijë tjetër.

Të gjitha këto i ka pranuar 22-vjeçari, por thotë se ka qenë duke luajtur, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, gjykatësi nuk e ka konsideruar lojë, meqenëse ai ka përdorur dhunë, si dhe e ka prishur ajrin para hundëve të një fëmije, pasi kishte pirë dhjetë shishe birrë.

“Unë isha duke u ngjitur shkallëve, kur më shpëtoi një dhe fytyra e djaloshit ishte afër” ka thënë McKenzie.

Në anën tjetër, viktima që mbetet i paemëruar, ka thënë të kundërtën. “Ai mu afrua dhe e kreu këtë veprim qëllimisht, pasi që më qëlloi me grusht dhe e kapi shokun tim për fyti.”

Procesi gjyqësor për këtë rast bizar është ende duke vazhduar dhe pritet që të merret një vendim së shpejti. /Telegrafi/