Telegrafi

Del Nido pret ofertë ‘qesharake’ nga Milani

“Duke parë gjendjen aktuale të tregut të transferimeve, është e pamundur të pranojmë një ofertë që nuk është qesharake. Mendoj se zgjidhja më e mirë është që ai të qëndrojë te Sevilla”.

“Ai thotë se dëshiron të luajë për një klub më të madh, por unë do të doja që Fabiano të rinovonte edhe për tre vite me Sevillan, sa më shpejtë që është e mundshme”, theksoi presidenti i andaluzianëve për AS.

Fjalët e Del Nidos vijnë pas spekulimeve se Milani është shumë pranë transferimit të sulmuesit brazilian, por duket se gjendja financiare e skuadrës italiane nuk i pëlqen gjithaq bosit të Sevillas. /Telegrafi/