Telegrafi

Del nga spitali bashkëshortja e presidentit amerikan, Jill Biden

Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden iu ka nënshtruar një procedure të suksesshme për të hequr mbeturinat nga këmba e saj.

Jill Biden po shërohet pasi iu nënshtrua një procedure të suksesshme për të “nxjerrë mbeturinat” nga një plagë e shpuar në këmbën e majtë, sipas sekretarit të saj për shtyp, Michael LaRosa.

Biden thuhet se shkeli në një objekt në një plazh në Hawaii fundjavën e kaluar përpara dy ngjarjeve zyrtare atje. Ajo ishte në Hawaii pasi ndoqi fillimin e Lojërave Olimpike në Tokio.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Joe Biden u bashkua me të në Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed.

“Plaga tani është e pastër, pa infeksion dhe pritet që të shërohet”, tha LaRosa.

Mbeti e paqartë se çfarë e shkaktoi plagën e Zonjës së Parë pas një ekzaminimi nga stafi mjekësor. /Telegrafi/