Sot rreth orës 02:45, në SPB Veles është raportuar se në autostradën A1 në drejtim të Gradsko-Veles, automjeti “Reno”, me targa të Serbisë, drejtuar nga G.J.(41) nga Republika e Serbisë, ka dalë nga rruga.
Në aksident nga lëndimet e mara në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë bashkudhëtarja S.P.(36) nga Serbia, ndërsa G.J dhe një bashkudhëtar i mitur kanë pësuar lëndime të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm Veles.
Në vendin e ngjarjes është kryer inspektim nga policia e SPB Veles./Telegrafi/