Site icon Telegrafi

Del nga rruga, bie në liqenin e Badovcit

Një veturë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Badovcit.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur sot në ora 12:20, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, kur vetura e tipit Opel Astra, për arsyet që janë duke u hetuar, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Badocvit.

Vozitësi i veturës, I. Abazi (mashkull, 26 vjeç), ka arritur të dal nga automjeti. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore të cilat po punojnë me qëllim të hetimit dhe ndriçimit të të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku. /KP/

Exit mobile version