Një video tregon momentin kur një burrë i fuqishëm, i hakërrehet e më pas i vë prangat në sy të fëmijës dhe të gruas, një personi hallexhi, i cili lëviz me biçikletë.
Gjithçka ka ndodhur tek ura e Zaranikës, në afërsi të doganës në qytetin e Elbasanit.
Personi që ka parë gjithçka bën me dije se burri me bluzë të bardhë që po i vë prangat hallexhiut të pambrojtur, është polic i krimeve të rënda dhe jashtë orarit të punës.
“E quajnë Ajet. Mbiemrin nuk ia di. Ai është i krimeve të rënda e nuk ka lidhje fare me atë person, por ia bëri vetëm se i zuri rrugën me biçikletë. Edhe pse ai kishte me vete gruan dhe kalamajtë, polic Ajeti e quajti edhe me grusht, por nuk e filmova dot”, – thotë qytetari. /joq/