Telegrafi

Del nga kontrolli gara me kuaj në liqenin e ngrirë, njëri prej kalorësve përfundoi në publik (Video)

Gara e rrallë me kuaj, që është zhvilluar në një liqe të ngrirë në Kars të Turqisë, ka pasur një përfundim të papritur.

Kur të gjithë garuesit arritën te caku, njëri prej tyre nuk arriti të ndalonte dhe doli prej kontrolli, duke përfunduar në publik, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, asnjë prej të pranishmëve nuk ka pësuar lëndime, ndërsa atë bashkë me kalin, e ndihmuar që të ngrihet sërish.

Aktiviteti që është zhvilluar së fundmi, është shumë i vjetër dhe po praktikohet gjithnjë e më rrallë. /Telegrafi/