Telegrafi

Del nga dritarja e tavanit që të fotografohet, derisa vetura lëvizte me shpejtësi (Video)

Në Derbyshire të Anglisë, një grua e paidentifikuar ka dalë përjashta dritares së tavanit, teksa makina lëvizte me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Për më se 30 sekonda, ajo ka qëndruar duke u fotografuar, ndërsa shoferi voziste me shumë pak kujdes, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon veturën duke kaluar nga njëri shirit në tjetrin, ndërsa në rrugë kishte mjaft trafik.

Policia ka nisur hetime për të dyshuarën si dhe shoferin, që kryen veprime të ndaluara në rrugë të hapur. /Telegrafi/