Telegrafi

Del nga bagazhi i makinës dhe vjedh pemën e Krishtlindjeve (Video)

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurimit dhe tregon se si burri del nga bagazhi dhe rrëmben pemën prej 40 paund, nga një dyqan në buzë të rrugës.

Më pas, shihet se si ai vrapon me pemën në krah dhe futet sërish në bagazhin e automjetit tip “Renault” teksa makina niset.

Sipas medieve të huaja, krimi i përshkruar nga pronari i dyqanit si “diçka e parë nga filmat” ndodhi ditën e diel jashtë dyqanit “John Summers Butchers”.