Telegrafi

Del Neri trajner i ri i Juventusit?

Sipas La Gazzeta dello Sport, vendimi ishte marrë të mërkurën në një takim të bordit drejtues, ndërsa bashkë me Del Nerin, radhëve të Juventusit pritet t’u bashkohet edhe drejtori i Genoas, Beppe Marotta.

Juventusi do t’i ofrojë Del Nerit kontratë dy vjeçare, të vlefshme 3 milionë euro për sezon, derisa emërimin e tij si trajner, pritet ta konfirmojë Andrea Agnelli, javën e ardhshme.

Në vazhdën e moskualifikimit në Ligën në Kampionëve, pas të cilit pasoi mohimi nga shpërblimet e mëdha, Juventusi duhet të shesë disa futbollistë, ndërsa emrat më të lakuar janë: David Trezeguet, Gigi Buffon dhe Felipe Melo. /Telegrafi/