Site icon Telegrafi

Del në treg Mercedes-Benz EQS SUV, çmimet fillojnë nga 110,658 euro

Vetura e shumë pritur Mercedes-Benc EQS SUV është kompletuar me të gjitha detajet dhe është i gatshëm për porosi.

Klientët evropian tani mund t’i porositin tani veturat e tyre dhe dërgesat mund të arrijnë duke filluar nga dhjetori, teksa disa vetura mund të arrijnë edhe më herët.

EQS SUV u bë zyrtare në prill, por vetëm tani ju mund ta blini një të tillë. Vetura u prodhua në SHBA në fabrikën CO2 Neutrale Tuscaloosa në Alabama, shkruan ArenaEV, përcjell Telegrafi.

Fillimisht janë në dispozicion dy opsione, EQS 450+ çmimi fillestar i të cilës është 110,658 euro dhe EQS 580 4MATIC çmimi i të cilës fillon nga 135,291 euro.

Ekzistojnë tre veshje kryesore në dispozicion për secilin prej modeleve: e jashtme standarde me të brendshme Electric Art, Electric Art e brendshme dhe e jashtme dhe AMG Line e jashtme dhe e brendshme.

Në varësi të modelit të zgjedhur, në dispozicion janë pesë paketa të ndryshme të veturës – Advanced, Advanced Plus, Premiu, Premium Plus dhe ajo që qëndron në krye, Business Class. /Telegrafi/

Exit mobile version