Një femër doli me një mashkull për darkë pasi e kishte njohur në rrjetet sociale.
Diane Guilmette doli me Paul Gonzales nga Los Angeles dhe shkuan në një restorant luksoz.
Ata hëngrën peshk dhe konsumuan shumë alkool. Por “mashkulli i ëndrrave” ia mbathi duke mos paguar faturën.
Pasi e pagoi faturën prej 163 dollarësh, Diane njoftoi policinë për ngjarjen pasi Paul e kishte bllokuar në rrjetet sociale, transmeton tema.
Policia e arrestoi dhe zbuloi se ishte i njëjti person që kishte mashtruar një parukiere duke ikur pa paguar dhe një tjetër shitës.