Naya Rivera është aktorja amerikane, e cila rreth gjashtë muaj më parë ndërroi jetë.
Fillimisht u raportua se trupi i saj është zhdukur në liqenin Piru, derisa orë më pas u kuptua lajmi i trishtë për Rivera, shkruan Mirror.
Ajo ndërkohë së bashku me bashkëshortin dhe djalin e saj jetonte në një shtëpi në Los Angeles, e cila tashmë është dalë në shitje.
E blerë nga ana e saj në vitin 2018, aktorja kishte shpenzuar 2.6 milionë dollarë për rezidencën me katër dhoma gjumi dhe tre tualete.
Me disa renovime që familja e tyre kishin bërë, po e njëjta është dalë në shitje me vlerë prej 2.7 milionë dollarë.
Vlen të përmendet se Naya ka investuar edhe në dekoret e jashtme të shtëpisë, një pishinë dhe kopsht. /Telegrafi/