Site icon Telegrafi

Del në shitje shtëpia e Hitlerit

Shtëpia e cila jepet për dy milionë euro, ka një sipërfaqe prej 2.000 metrash katrorë dhe është tre kate e lartë.

Pronësia e shtëpisë i është ridhënë familjes Pommer në vitin 1952, pas disa sekuestrimesh që iu është bërë në kohën e luftës.

Gjatë viteve ndërtesa është përdorur për qëllime të ndryshme nga bibliotekë publike deri në bankë private, ndërsa aktualisht është qendër për mbajtjen e personave me aftësi të kufizuara. /tch/

Exit mobile version