Telegrafi

Del në shitje pluhuri me aromë supe, që shfrytëzohet për tu larë në vaskë (Foto)

Një kompani në Japoni, e ka krijuar një pluhur që mban aromë supe, e i cili hidhet në vaskë për të bërë banjë. Personat që i duan qëndrimet e gjata në ujë të ngrohtë dhe e pëlqejnë shumë këtë paragjellë të lëngët, tani mund t’i kombinojnë të dyja, transmeton Telegrafi.

Ky pluhur që bën shumë shkumë, e pastron lëkurën e trupit njëjtë sikur sapuni.

Sipas dëshirës, blerësi mund të kërkojë supë me keri, pjatë koreane, si dhe specialitetetin e njohur si jakisoba.

“Pse të mos lahesh në një supë të madhe, por mos tentoni ta pini”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/