Është i vetmi model, që është shitur ndonjëherë në Shtete e Bashkuara – dhe vjen me një çmim të lartë
Në fillim të vitit 2000, Mercedes-Benz bashkëpunoi me McLaren, për një makinë të mahnitshme siç është SLR, transmeton Telegrafi.
Megjithëse i kishte 617 kuaj fuqi nën kapak, Mecedes konsideroi se i duhen edhe më shumë. Andaj në 722 Edition, që u prodhua më 2006 si Coupe dhe Roadster, këtij modeli iu shtuan edhe 33 kuaj fuqi.
Iu vunë rrotat me 19-inch, iu vunë frena edhe më të fuqishme, ndërsa enterieri nisi të merr pamje sikur makinat e garave.
Prodhimi i SLR ka përfunduar më 2009, mirëpo Mercedes nuk e ka lënë me kaq. Në vitin 2011, këtë makinë e ka sjell si Roadster për herë të fundit, në vetëm 25 njësi.
Tani, njëra prej tyre, që është e vetmja e dërguar ndonjëherë në Shtetet e Bashkuara po kërkon pronar të ri. Por, ai që dëshiron ta blejë këtë Mercedes-Benz SLR 722S, duhet të sigurojë një milion dollarë. /Telegrafi/