Site icon Telegrafi

Del në shitje për 56 milionë dollarë shtëpia luksoze ku Jennifer Aniston dhe Brad Pitt kaluan tri vjet së bashku

Një ekzekutiv i fondit është duke shitur një pasuri të paluajtshme në “Beverly Hills”, që dikur ishte shtëpia e Jennifer Anistonit dhe Brad Pittit, dhe kap vlerën e 56 milionë dollarëve, njoftoi The Wall Street Journal.

Ekzekutivi bleu shtëpinë në vitin 2006 pas divorcit të Aniston dhe Pitt.

Të dy aktorët thuhet se kanë kaluar tri vjet duke rinovuar shtëpinë, duke shtuar dysheme të nxehtë të mermerit, një dhomë private me ekrane dhe një dhomë me dysheme druri, si dhe një shatërvan 200 vjeçar francez.

Shtëpia luksoze në “Beverly Hills” gjithashtu përfshin një pishinë dhe një fushë tenisi.

Pronari aktual është Jonathan Brooks, një ekzekutiv i fondit i cili themeloi “Smithwood Partners”.

Shtëpia në total ka 12,000 metra katrorë dhe është blerë për 13,1 milion dollarë në vitin 2006.

Ja një vështrim brenda shtëpisë prej 56 milionë dollarëshe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version