Telegrafi

Del në shitje për 120 mijë euro demo regjistrimi i parë i David Bowiet

NEWPORT, ENGLAND - JUNE 13: David Bowie performs on stage on the third and final day of "The Nokia Isle of Wight Festival 2004" at Seaclose Park, on June 13, 2004 in Newport, UK. The third annual rock festival takes place during the Isle of Wight Festival which runs from June 4-19. (Photo by Jo Hale/Getty Images)

Para se të bëhej Aladdin Sane ose Ziggy Stardust, një djalosh i dobët 16-vjeçar me ambicie për t’u bërë saksofonisti kishte rënë dakord që të jetë vokalist kryesor të një bendi gjersa kishin regjistruar një kasetë demo në një studio të vogël në jug të Londrës.

Ky imazh u gjet kohët e fundit dhe është zëri më i vjetër i këngëtarit të ndjerë, David Bowie.

Në demo, Bowie dëgjohet duke kënduar “I Never Dreamed” me grupin “The Conrads” gjersa do të dal në shtije përmes një ankandi, ku vlera fillestare kap shifrat e 120 mijë eurove.

Poseduesi i saj shkruan se shtëpia botuese për të cilën Bowie regjistroi këtë demo nuk arriti ta vlerësonte potencialin e zërit, i cili do të bëhej një nga më të njohurat në shekullin e XX-të.

Banda e Conrads nuk arriti të kalojë në audicionin e shtëpisë botuese gjersa në vitin e ardhshëm Bowie u largua nga grupi për mosmarrëveshje artistike.

Ndryshe, kjo demo audio dhe kujtimet e tjera do të dal në shitje gjatë muajit shtator në një ankand në “Omega Auctions” të Merseyside (Angli). /Telegrafi/