int(1) Del në shitje një shtëpi e pazakontë në Ohio - ajo i ngjason apartamentit të famshëm të "Friends" - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Del në shitje një shtëpi e pazakontë në Ohio – ajo i ngjason apartamentit të famshëm të “Friends”

Një shtëpi e pazakontë e listuar për shitje në Ohio po tërheq vëmendjen në internet pasi u postuan fotografi që tregojnë dekorin e përpiktë të shtëpisë të frymëzuar nga seriali “Friends”.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia me tre dhoma dhe një banjë në Dayton u rinovua plotësisht dhe u dekorua për t’u dukur si apartamenti ikonë i Monica Geller nga sitcom-i i NBC, Friends.

Çdo dhomë e shtëpisë është e lyer në mënyrë që t’i ngjajë objektit nga shfaqja, duke përfshirë kuzhinën me mure tullash.

Shtëpia është e listuar për 135 mijë dollarë. Ajo ofrohet gjithashtu për qira afatshkurtra në Airbnb. /Telegrafi/

Exit mobile version