Telegrafi

Del në shitje një imazh lakuriq i Sias, por këngëtarja e publikon vetë: Mos harxhoni, shikojeni falas! (Foto)

Këngëtarja australiane Sia Furler ka reaguar në mënyrën më të brilante ndaj një tentative në internet për të shitur fotot e saj nudo.

“Dikush mesa duket po përpiqet tu shesë fotot e mia nudo fansave. Kursejini paratë, këtu e gjeni falas”, shkroi këngëtarja në një postim në rrjetin social “Twitter”.

Sipas raportimeve një agjenci fotosh përpiqej të shiste 15 foto të këngëtares, përfshirë edhe të paktën një nudo, por ajo nuk është shantazhuar.

Nuk është ende e qartë nëse agjencia amerikane “FameFlyNet”, e cila shfaqet në foto është vërtetë agjencia që përpiqej të fitonte para nga shitja e fotos nudo.

Sia njihet si një ndër këngëtaret që është përpjekur më shumë të ruajë privatësinë.

Më 17 nëntor ajo pritet të publikojë albumin e saj të ri “Everyday is Christmas”, titullin e të cilit e përmend edhe në postimin e saj. /tvklan/