Salloni berlinez i veturave CTS, ka nxjerrë në shitje në ankand veturën e pilotit gjerman të Formula 1, Michael Schumacher.
Është fjala për një makine Mercedes Benz, stationwagon, E55AMG, 349 kuaj fuqi.
Vetura është prodhuar në vitin 1998, ndërsa ka të kaluara 198 mijë kilometra.
Çmimi fillestar i makinës është 130 mijë euro dhe kuptohet qe kjo vjen për shkak te faktit se ajo i ka takuar shtatë herë kampionit të botës në Formula 1, Schumacher.
Kujtojmë se 47-vjeçari u aksidentua në fundin e vitit 2013 gjatë skijimit dhe që prej asaj kohe vazhdon të luftojë për të mbijetuar pas operacioneve të vështira në kokë./Telegrafi/