Site icon Telegrafi

Del në shitje magazina e produkteve të naftës me vendodhje në Kosovë

Petrol d.d., Ljubljana ka angazhuar Deloitte si këshilltarin e saj financiar ekskluziv në lidhje me shitjen e 100% të aksioneve në filialin e saj në pronësi të plotë Petrol-OTI-Terminal L.L.C. dhe / ose asetet përkatëse.

Petrol-OTI-Terminal L.L.C. kontrollon një biznes kompleks (depo e produkteve të naftës) duke përfshirë licencat dhe lejet përkatëse. Prona gjendet në Komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Miradi e Poshtme, njësia kadastrale nr. P-72514027-00126-0, me një sipërfaqe prej 35,424 m2.

Magazina përbëhet nga një ndërtesë zyrash, stacion kontrolli, ambiente mbështetëse, gjashtë depozita për produktet e naftës (vëllimi i përgjithshëm prej 7,000 m3) dhe tre depozita për gazin e lëngshëm të naftës (LPG) (vëllimi i përgjithshëm 450 m3). Uniti i i biznesit është mjaft i mirëmbajtur, pavarësisht faktit se pjesa më e madhe nuk ka qenë në përdorim që nga ndërtimi.

Petrol kërkon që Subjekti i Transaksionit t’i nënshtrohet një procesi transparent tenderimi ndërkombëtar për ofruesin më të lartë. Shitësi synon të drejtojë një proces të strukturuar me qëllim që të përfundojë marrëveshjen në një mënyrë sa më efikase.

Ofertat priten deri në fund të majit 2021.

Çdo pyetje ose kërkesë e mëtejshme në lidhje me transaksionin e propozuar duhet t’i drejtohet përfaqësuesve të Deloitte më poshtë:

Gašper Smolič 
Manager, 
Financial Advisory 
Mobile: +386 40 812 872 
E-mail: gsmolic@deloittece.com

Luka Vesnaver 
Partner, 
Financial Advisory 
Mobile: +386 51 681 384 
E-mail: lvesnaver@deloittece.com


PLEASE READ BELOW FOR ENGLISH

Exit mobile version