Site icon Telegrafi

Del në shitje Lamborghini Countach nga filmi ‘The Wolf of Wall Street’

Asnjë makinë nuk nënvizon ekseset e “dekadës së dekadencës” të viteve 1980 më shumë sesa përsëritja përfundimtare e Lamborghini Countach 25th Anniversary Edition të Marcello Gandinit.

I ndërtuar për të festuar 25 vjetorin e markës italiane në vitin 1988, pjesët shtesë të montuara në veturën dikur elegante dhe ekzotike ishin një komentim perfekt të periudhës kur lakmia konsiderohej diçka e mirë.

Ndoshta ekzemplari më i famshëm i Countach-it “të fundit” është modeli “white-on-white” i përdorur në filmin e vitit 2013 “Wolf of Wall Street” të regjisorit Martin Scorsese, ku drejtohet nga aktori Leondardo DiCaprio në një skenë veçanërisht të paharrueshme, raporton Drive, përcjell Telegrafi.

Në fakt në film u përdoren 2 vetura për të përfaqësuar në mënyrë kinematografike efektet “para” dhe “pas” një nate të abuzimit të rëndë të substancave, dhe ekzemplari nga skena e parë tani po ofrohet për shitje.

Lamborghini Countach 25th Anniversary Edition përmban një V12 5.2 litra me fuqi deri në 450 kuaj fuqi dhe700 njuton metër fuqi rrotulluese, në varësi të tregut.

Modeli i vendosur në ankand nga RM Sotheby’s është një ekzemplar i vitit 1989, vetëm një nga 12 njësitë Bianco Polo të prodhuara për tregun e Amerikës Veriore.

Ky specifikim përmban një version motori V12 me karburant me 414 kuaj fuqi, si dhe parakolpët “përthithës të energjisë” të kërkuara nga Departamenti i Transportit i SHBA-së.

Çmimi i pritur për modelin në fjalë pritet të shkojë nga 1.5 deri në 2 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version