Site icon Telegrafi

Del në shitje koleksioni i rrallë i 60 veturave klasike (Foto)

Charlie McCarron nga Canowindra e Australisë, do të nxjerrë në shitje koleksionin e tij me 60 vetura klasike.

Pensionisti 84-vjeçar pritet të fitojë miliona euro nga këto makina, të cilat i ka mbledhur për një kohë të gjatë, por që nuk është në gjendje të kujdeset për to, transmeton Telegrafi.

Në një ankand që do të zgjasë për tre ditë, qytezën e qetë ku jeton ai pritet ta vizitojnë mijëra entuziastë nga vende të ndryshme që duan të kenë nga një model të rrallë.

Në mesin e veturave që janë koleksionuar për 52 vite, mund të shihen modelet si Armstrong Siddeley, Commodore Papaya e GTS Monaro.

Nuk bëhet e ditur se sa do të jetë çmimi fillestar i makinave, por besohet se do të varet nga vjetërsia dhe gjendja në të cilën është. /Telegrafi/

 

Exit mobile version