Telegrafi

Del në shitje çanta nga macja e ngordhur, që ende e ka kokën e paprekur (Foto)

Në një ueb-faqe nga Zelanda e Re, po reklamohet çanta bizare e cila është e punuar nga një mace e ngordhur.

Tërë trupi i kafshës me ngjyrë portokalli është mbështjellë në një strukturë me katër kënde që hapet në mes, transmeton Telegrafi.

Ajo çfarë e bën edhe më të çuditshëm aksesor, është koka që ka mbetur komplet e paprekur.

Nuk dihet se kush e ka përpunuar dhe balsamosur, por dihet se jo shumë njerëz kanë dëshirë ta blejnë.

Për çantën që kushton 1,400 dollarë janë dhënë shumë kritika negative, pa asnjë ofertë nga ndonjë blerës potencial.

“Si mund të dëshirojë dikush, që të ketë pranë një kafshë të ngordhur”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/