Site icon Telegrafi

Del në shitje breshka e fosilizuar, që ka jetuar para 33 milionë vitesh (Foto)

Breshka e fosilizuar, që është gjetur para pesë vitesh në Dakotën e Jugut të Shteteve të Bashkuara, pritet të del në ankand brenda këtyre ditëve.

Skeleti i reptilit është në gjendje shumë të mirë, meqenëse kishte ngecur në një vend me baltë dhe ka mbetur i paprekur nga ajri, transmeton Telegrafi.

Breshka që ka jetuar para 33 milionë vitesh

Në bazë të analizave, del se ka jetuar para 33 milionë vitesh dhe dallon shumë nga breshkat e ditëve të sotme.

Krijesa e lashtë kishte nofull më të madhe dhe dhëmbë të mprehtë, meqenëse ushqehej me mish dhe jo si pasardhëset që janë barngrënëse.

Në fakt, i përket një lloji të zhdukur, që nuk është përshtatur me ndryshimin e kushteve të jetës, kryesisht rënies së temperaturave. /Telegrafi/

Exit mobile version