Të gjithë ata që duan të kenë një Aston Martin, por nuk mund ta blejnë shkaku i çmimit të lartë, tani e kanë mundësinë ta kenë këtë kombinim që kushton rreth 3.000 euro.
Në internet është publikuar kjo makinë e prodhuesit britanik, e cila brenda ka motorin e Ford Mustang.
Megjithëse pamja jashtme nuk ndryshon prej origjinalit, lëvizja tij lë shumë për të dëshiruar.
Por, thuhet se është në gjendje të mirë dhe mund të vozitet pa problem. /Telegrafi/