Seritë fituese të shumë çmimeve Breaking Bad dhe Better Call Saul kishin një linjë të shkëlqyeshme të veturave të cilat ndihmuan në ndërtimin e karaktereve kryesore – dhe tani është mundësia që ju të keni nën pronësi njërën nga “yjet” e serive.
Volvo V70 Wagon i vitit 1998 me ngjyrë blu të errët e cila vozitej nga karakteri Gus Fring – i cili u luajt nga Giancarlo Esposito, një bos droge i cili e përdorte si mbulesë punën e tij të zakonshme si një pronar dyqani të pulave në të dy seritë, do të futet në një ankand në SHBA gjatë javës tjetër.
Shtëpia e ankandeve Mecum ka listuar Volvo V70 si pjesë e katalogut të saj për ngjarjen e cila do të mbahet nga 27 deri me 30 korrik në Harrisburg të Pennsylvania, raporton drive.com.au, përcjell Telegrafi.
Nuk është e qartë se për çfarë çmimi do të shitet vetura në këtë fazë të hershme, por pritet që të blihet nga një adhurues i madh i serive, ose edhe nga një koleksionues i Volvo.
Volvo modeste, e cila është në gjendje të rregullt dhe jo të përlyer – u përdor nga krijuesit e serisë për të ndihmuar Gus Fring të përzihet me komunitetin si një qytetar i ndershëm, dhe jo që të vozit një veturë ekzotike e cila do ta tregonte pasurinë e tij të vërtet.
Në listën e Mecum Auctions thotë se Volvo V70 e vitit 1998 u vozit nga Giancarlo Esposito, i cili e luajti karakterin e Gus Fring në sezonin e dytë, të tretë dhe të katërt në Breaking Bad, e gjithashtu edhe në sezonin e tretë, të katërt dhe të pestë në serinë paraardhëse, Better Call Saul. /Telegrafi/