Telegrafi

Del në ankand vetura e fundit që u shfrytëzua nga Frank Sinatra (Foto)

Chrysler i prodhuar më 1985, që ishte në pronësi dhe njëherësh u bë e fundit që u shfrytëzua nga Frank Sinatra, do të del së shpejti në ankand.

Për veturën e mbuluar me metal që ngjanë si dru, që ka dritare të errësuara, pritet të ofrohen deri në 30 mijë euro, transmeton Telegrafi.

Brendësia e makinës është nga lëkura me dy nuanca krem, ndërsa ende e ka funksional kondicionerin dhe audio sistemin origjinal. I njëjtë i ka mbetur edhe motori me kapacitet prej 2.2 litrash, si dhe pjesët tjera nën kapak.

Me veturën do të arrijë edhe një disk i këngëtarit, si dhe fatura e blerjes që mban nënshkrimin e tij.

Prej se këngëtari e la në garazh, për shkak të moshës së shtyrë, ky Chrysler ka mbetur i papërdorur. /Telegrafi/