Një tablo shumë e thjeshtë e nërë nga ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela, që përfaqëson derën e qelisë në Robben Island aty ku ai u burgos për 18 vite, pritet të dalë në ankand në fillim të majit në Nju Jork.
Vlera e “The Cell Door, Robben Island”, e cila u realizua në 2002 nga fituesi i Çmimit Nobel të Paqes për luftën e tij kundër aparteidit, është paraqitur mes 60-90 mijë dollarë nga shtëpia e ankandeve Bonhams. Vepra do të dalë në ankand të enjten e ardhshme, si pjesë e një ankandi të artit bashkëkohor afrikan.
“Të zotërosh një pikturë të një prej figurave më të rëndësishme të shekullit XX është diçka e jashtëzakonshme për çdo koleksionit”, pohon për median, Giles Peppiatt, drejtori i artit afrikan tek Bonhams.
Kjo është vepra e parë e Nelson Mandelës që pritet të dalë në ankand. /atsh/