Një veturë garuese Nissan GT-R e cila u përdorë gjatë xhirimeve të filmit në ardhje Gran Turismo do të dalë në një ankand në Mbretërinë e Bashkuar gjatë muajit të ardhshëm.
E listuar nga Silverstone Auctions, ky Nissan GT-R Nismo i vitit 2014 ishte ndërtuar për të garuar në garat ndërkombëtare të specifikimeve GT3 – duke dalë në pistë kundër Porsche 911s, Audi R8 dhe Ferrari 488s ndër të tjera.
Përderisa GT-R Nismo-t ishin përdorur nga ekipet e fabrikës dhe operatorëve privat të Nissan, ndërsa ky ekzemplar në fjalë ishte një nga të paktët që ishin drejtuar nga Jann Mardenborough – gamer-i britanik i cili u bë një garues profesional pasi kishte fituar një garë ë lojës Gran Turismo, raporton Drive, transmeton Telegrafi.
E fuqizuar nga një version i de-modifikuar i motorit 3.8-litërsh V6 me dy turbo të veturës rrugore GT-R, Nismo GT3 e dërgon fuqinë e tij në rrotat e pasme përmes një transmisioni sekuencial me gjashtë shpejtësi – në vend të automatikut me dy friksione të versionit standard dhe të sistemit të drejtimit me të gjitha rrotat.
Kjo shasi – e quajtur GTR-8A01 – më vonë u përdor për të garuar nga shokët e skuadrës së Nissan të Mardenborough, Alex Buncombe, Kazuki Hoshino, Michael Krumm dhe Luxas Ordonez në edicionet 2015 dhe 2016 të garës së qëndrueshmërisë 24 orë në Nurburgring, duke regjistruar përfundimet në vendin e 9-të dhe respektivisht në vendin 11-të. /Telegrafi/