Koleksioni i mbledhur nga aktori amerikan, Robin Williams, i cili vdiq në vitin 2014, dhe bashkëshortja e tij e dytë Marsha, do të dalë në ankand më 4 tetor nga kompania e ankandeve “Sotheby’s” në Nju Jork.
Në mesin e dhjetëra pjesëve që do të propozohen renditen objekte nga bota e kinemasë, ku bie në sy një veshje liturgjike që ka veshur Daniel Radcliffe në sagën e “Harry Potter” (e vlerësuar mes 10000 dhe 15000 dollarë) aksesorë dhe veshje xhirimi si dhe trofe dhe dorëshkrime.
Koleksioni përfshin gjithashtu vepra të artit modern dhe bashkohor si për shembull një skulpturë e Nikit të Shën Fal ose piktura të emrave të mëdhenj të artit të rrugës si Banksy, Shepard Fairey apo francezit Invader.
Një pjesë e të ardhurave nga shitja do të shkojnë për disa organizata jo fitimprurëse si Wounded Warrior Project (kushtuar të plagosurve të luftës), apo Juilliard School, shkollës prestigjioze të muzikës, teatrit dhe kërcimit që ndodhet në Nju Jork.