Site icon Telegrafi

Del me krokodilin për pije

Edhe pse bëhej fjalë për një aligator relativisht të ri, të gjatë gjithsej një metër, pronari i barit nuk ka pasur shumë mirëkuptim dhe menjëherë ka thirrur policinë si dhe shërbimin veterinar.

Mysafirët e “Johnny’s Saloon” pas një grindje të ashpër kanë shtyrë mysafirin që kafshën e tij të dashur ta kthejë në automjet, e pak kohë më pas ka arritur edhe policia.

Mashkulli është arrestuar, e më pas në shtëpinë e tij është gjetur edhe nje krokodil më i madh.

Duke marrë parasysh se në Mississippi është e ndaluar që të mbahen krokodilët si kafshë shtëpiake, mashkulli është paditur dhe do të përgjigjet për shkelje të ligjit dhe rrezikimit të njerëzve tjerë.

Exit mobile version