Site icon Telegrafi

Del lista me meshkujt më joshës të Eurovisionit

Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit muzikor europian i njohur si Eurovision.

Eugen Bushpepa ka përfaqësuar Shqipërinë ndërsa italianët u prezantuan nga një shqiptar, Ermal Meta.

Por, pos lajmeve rreth këngëve dhe perfomancave të këngëtarëve, tani mediat e huaja merren edhe me bukurinë e këngëtarëve.

Faqja “Goodevening Europe” ka publikuar një listë me dhjetë meshkujt më seksi të “Eurovision 2018”.

Këngëtari shqiptar Bushpepa renditet në pozitën e gjashtë dhe përshkruhet si një person me vetëbesim, i cili gjithmonë është seksi dhe vokali më i mirë i vitit.

Lexo po ashtu Kërkesa publike e prezantueses së Eurovisionit për Eugent Bushpepën: Bëj tatuazh emrin tim

Shqiptari tjetër, Meta faqja e lartcekur e rendit në vendin e dytë duke e përshkruar se Ermali ka kaçurrela të bukura që po vdesim t’ia shkulim, një buzëqeshje të sinqertë dhe buzë që dëshirojmë të na puthin.

Ndryshe, pos Metës dhe Bushpepës edhe shqiptare paraqitet në këtë festival, përkatësisht Eleni Foureira që përfaqëson shtetin e Qipros.

Në vendin e parë të kësaj liste qëndron këngëtari Cesar nga Austria. /Telegrafi/

Exit mobile version