Telegrafi

Del libri “Gjuha e këputun e shqipes”

Sot, kur komunikimet ndërshqiptare po shtohen e përdegëzohen duke e imponuar doemos edhe një përditësim të standardit të shqipes, sa po i del zot gjuhësia detyrave që i vihen?

A duhet të vazhdojë gegërishtja të jetë ‘delja e zezë’ e gjuhës shqipe, apo mund të gjenden modalitete për t’i i shkrirë edhe shumë nga tiparet shquese të saj brenda standardit ekzistues?

A mjafton hapja vetëm ndaj leksikut verior?

Dilema hamletiane e shqipes: paskajorja – me qenë apo të mos jetë?

A ka kuptim një shqipe e përbashkët pa paskajoren?

Çfarë në të vërtetë është kërkesa për rishikimin dhe ndryshimin e standardit gjuhësor të vitit 1972?

Folësit në shërbim të gjuhës apo gjuha në shërbim të folësve?

A kemi standard apo vetëm rregulla të drejtshkrimit?

A ka normë standarde të gegërishtes?

Pse gjuha standarde është sikur shqipja e qethur si ushtar?

Pse nëse nuk hapet rruga për reformë gjuhësore, atëherë është e hapur dera për anarki gjuhësore?

Pse duhet lejuar shkrimi i gegërishtes?

A mund të jenë Prishtina dhe Tirana vatrat e rehabilitimit të gegërishtes?

Për këto dhe pyetje të tjera mbi sfidat e sotme të shqipes në Kosovë janë intervistuar: Agim Morina, Bekim Lumi, Gazmend Bërlajolli, Rrahman Paçarizi dhe Shkumbin Munishi, kurse në Shqipëri janë intervistuar: Ardian Ndrecaj, Ardian Vehbiu, Ledi Shamku-Shkreli dhe Mehmet Elezi,

Libri " Gjuha e këputun e shqipes " mund të gjendet në të gjitha pikat e shitjes. /Telegrafi/