Chevrolet Camaro i ri arrin në 2022.
Ndoshta vetura më e njohur amerikane e “muskujve” është Chevrolet Camaro, dhe këtë vit regjistroi rezultate shumë të dobëta.
Vetëm 29,775 kopje të Camaro u shitën, që është 38.9 për qind më pak se një vit më parë.
Sigurisht, pandemia e coronavirusit ka ndikuar në rezultatet e shitjeve, por duket se interesi për këtë model është në rënie.
Prodhimi fillon në shtator dhe ja si duket Camaro i ri në portokalli. /Telegrafi/