Ekspertiza mjeko-ligjore ka nxjerrë rezultatet e shkakut të vdekjes së tre fëmijëve 3-vjeçarë në Romanat të Durrësit.
Sipas ekspertizës, trinjakët ishin karbonizuar tërësisht. Kjo ka sjellë edhe vdekjen e tyre të menjëhershme.
Tre të miturit u dogjën duke luajtur me çakmak, pasi morën flakë perdet e banesës. Ata ndodheshin vetëm në shtëpi atë moment, pasi prindërit kishin dalë.
Në momentin që ndërhynë forcat zjarrfikëse për t’i shpëtuar, fëmijët u gjetën të vdekur. Djegia e tyre kishte kaluar çdo shkallë edhe ishin karbonizuar. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e djeshme rreth orës 17:30 në familjen Konçi.
Babai i vogëlushëve ishte në punë, ndërsa e ëma 30 – vjeçare së bashku me dy vajzat më të rritura kishte shkuar tek nëna e saj, që banonte rreth 100 metra më poshtë.
Ndërkohë, fqinjët që panë flakët të dilnin nga shtëpia ku ndodheshin trinjakët, nuk mundën të ndërhynin pasi dritaret ishin me hekura dhe dera ishte e mbyllur. /Telegrafi/