Zhdukja e Emiliano Salas, kishte bërë që bota e futbollit të tronditet, por ai u gjet pas më shumë së një javë kërkime.
Trupi i gjetur nën rrënojat e aeroplanit fillimisht u bë i ditur që i takon lojtarit, ndërsa së fundmi kanë dal edhe rezultatet e autopsisë.
Vdekja e argjentinasit u shkaktua nga lëndimet në kokë dhe në trupin e tij, thuhet në ekspertizën e autopsisë së trupit.
Trupi i Sala u nxor javën e shkuar nga rrënojat e avionit që ndodhej në fund të detit në Kanalin e La Mansh.
Sulmuesi 28-vjeçari po fluturonte me aeroplanin tip Piper Malibu nga Nantes për në Cardiff, aty ku do të vijonte karrierën si futbollist.
Ndërkohë që piloti David Ibbotson vijon të jetë i humbur dhe kërkimet për të janë pezulluar.
Duhet të grumbullohet shuma prej 300 mijë funte për të rifilluar një operacion privat për gjetjen e trupit të tij.
Tutje do të ketë edhe një hetim të policisë që do të zgjatë deri në 12 muaj për t’i gjetur shkaqet e rrëzimit të aeroplanit. /Telegrafi/